E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Aliu: Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet, ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike

- Advertisment -spot_img

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas anulimit të vendimit përfundimtar për shpronësimin e tokave të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Aliu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se projekti i autostradës në Pejë nuk do të ndalet.

Sipas tij është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim.

Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim. Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti.

ka thënë Aliu.

Tutje Aliu ka folur edhe për rrugën Prizren-Tetovë, e cila sipas tij nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë.

Ai ka thënë se të dyja këto projekte do të bëhen, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh.

Në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush, dhe çdo vjedhje që evidentojmë edhe nga projektet e kaluara, do ta ndjekim me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori.

ka shkruar Aliu.

Aliu ka shtuar se në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren.

Artikuj të ngjashëm