E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Aliu kërkon hetim për NPB-në, kundërpërgjigjet Kryeshefi i NPBsë

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka kërkuar hetim për Ndërmarrjen Publike Banesore lidhur me rrënimin e objektit në Lakrishtë.

Ai ka kërkuar që t’i shkohet deri në fund kësaj çështje.

Problemi është se Ndërmarrja Publike Banesore është publike dhe duhet ta përfaqësojë interesin publik. Pse kemi një NPB e cila abuzon me pronën publike nuk do thotë që ndërmarrjet publike abuzojnë në këtë vend. Në këtë kuptim i bie që ndërmarrja nuk është publike është private që e ka në mendje profitin. NPB nuk është as publike as banesore por një ndërmarrje private qe e ka ndërmend profitin. Ata e kanë vu në rrezik punëtorin. Janë marrë mostrat dhe janë nis në një laborator jashtë vendit të shikojmë a përbëjnë rrezik të lartë ekstrem si përshkruhet për azbestin, e nëse bënë kështu atëherë duhet të merret hetuesia

ka thënë ai.

Ai ka thënë se Drejtoria e Urbanizimit në Prishtinë edhe me ndihmën e inspektoratit dhe ministrisë duhet të shqyrtojë lejen e rrënimit të cilën e ka lëshuar sepse ajo bazohet në një plan rrënimi që nuk e përmend azbestin askund.

Duhet ta shqyrtojnë seriozisht e ta anulojnë. Leja mjedisore dobët të tërhiqet mbrapsht njëjtë edhe me lejen ndërtimore. I jam drejtuar avokatit shtetëror duke kërkuar anulimin e aktit noterial. Komunës i bie të anuloj lejet që i ka lëshuar avokati aktit noterial. Agjencionit kadastral i kom shkruar për me tërheq. Kryetarit të komunës kryetarit të Kuvendit komunal dhe kuvendit komunal i kërkohet që të veprojë në përputhje të interesit publike e mbase me anulu komisionin e aksionarëv

ka thënë ai.

Ndersa, Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha, i ka quajtur deklarimet e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, si të pavërteta, shantazuese dhe kërcënuese.

“Reagim ndaj deklarimeve të pavërteta, tejet shantazuese e kërcënuese të ministrit Liburn Aliu. Ishim dëshmitarë të një paraqitje tejet joprofesionale, thelbësisht joligjor, shantazuese e kërcënuese. Dua të theksor se me paraqitjen e tij z. Aliu në çdo veprim në ndërdijen e tij e theksoi se këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje ligjore nga NPB-ja, por kemi të bëjmë me një transparencë radikale në përgjithësi. Ka disa ministri të qeverisë që janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme, për të dëmtuar reputacionin e Ndërmarrjes Publike Banesore, përmes deklarimeve të tillave e sulmeve që po i bëjnë”, ka thënë Hoxha. “Po tentohet të dëmtohet imazhi i NPB-së e cila në kohën e fundit, rrjedhimisht prej që jemi në menaxhim, ka realizuar përfitime marramendëse duke kthyer të gjitha humbjet e akumuluara”.

Hoxha i ka thënë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se ndërmarrja është ndërmarrje, dhe se avokati shtetëror nuk ka fushëveprim ta përfaqësojë ndërmarrjen për asnjë çështje.

Hoxha ka thënë se të gjitha procedurat janë ndjekur si duhet e nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Ai thotë se kur ka marrë ndërmarrjen paga minimale e punëtorëve ishte 250 euro e tash është 400, ndërsa kanë edhe sigurim shëndetësor.

Ky projekt që po flasim vërtetë është finalizu dhe ka marrë frymë në kohën tonë, por e vërteta është se ka filluar më herët. Është nisë në kohën kur z. Aliu ishte drejtor i Urbanizimit në Prishtinë. Por, s’kanë ditë me punu si duhet, kur kemi ardhur ne e kemi bërë formën më të mirë. Kërkoj nga Qeveria, rrjedhimisht nga këto ministritë përkatëse t’i ndalin sulmet dhe ndërhyrjet mbi NPB-në. Unë e kuptoj se jemi në fushatë zgjedhore dhe i kuptoj qëllimet e partive politike, por kjo është ndërmarrje publike, le të na lënë të punojmë si duhet. Nëse ka shkelje flagrante të ligjit dhe akteve ligjore, sigurisht ndaj tij dhe kujtdo qoftë do të ngrisim padi penale. Veprimin që do ta marrim do ta analizojmë me ekspertët ligjorë dhe do ta adresojmë te organet përkatëse

ka thënë Hoxha në konferencë.

Hoxha ka thënë se janë kryer të gjitha çështjet dhe është e vërtetë se kur ka filluar rrënimi e ka prekur azbestin, por se po mundohen ne lokalizu. Mirëpo ai insiston se nuk ka shkelje të procedurave./Observeri/

Artikuj të ngjashëm