E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Aliu i VV-së: Me ne secili qytetar do të ndihet i vlerësuar

- Advertisment -spot_img

Kandidati i VV-së për Shtimen, Qemajl Aliu sot vizitoi fshatin Gjurkoc, teksa u përshëndet me banorët atje.

Ai tha se me ta, secili qytetar do të ndihet i vlerësuar.

Njoftimi i plotë:

Një pjesë të së Dieles e ndamë në fshatin Gjurkoc,  me një ecje të këndshme me banorët. U përshëndetëm nga shumë bashkëfshatarë, që u ndalën të bisedojnë dhe të na shoqërojnë në ecje. Me ta diskutuam për nevojat kryesore të fshatit dhe prioritetet që do t’i kemi në mandatin tonë të ardhshëm.

Me ne secili qytetar do të ndihet i vlerësuar, do të punojmë që bashkarisht të sjellim mirëqenien e banorëve në secilin vendbanim të komunës sonë.

/observeri/

Lexo edhe: Kandidati i VV-së për kryetar të Vitisë bisedon me gratë e Sllatinës për barazinë shoqërore

Artikuj të ngjashëm