E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Albulena Haxhiu zhvilloi takim me kryeparlamentaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla

- Advertisment -spot_img

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhvilluar takim në Shqipëri me kryeparlamentaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla shkruan Observeri.

Në njoftim thuhet se ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Shqipërisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi.

Ministrja Haxhiu shprehu kënaqësi për takimin dhe i uroi mbarësi znj. Lindita Nikolla, në punët si kryetare e Kuvendit.

Znj.Nikolla falenderoi Ministren për urimet dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë, thuhet tutje.

Ministrja Haxhiu gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, znj. Klotilda Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e ministres Haxhiu në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë.

Lexo edhe: Dy të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz të ulur
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm