E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Albin Kurti: Paga minimale do të ngritet në 250 euro

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale nga 170 euro do të ngritet në 250 euro.

Kështu u bë e ditur nga Kurti në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Kurti gjithashtu ka theksuar edhe probleme tjera të punësimit si mungesën e sigurimit shëndetësor.

Lexo edhe: QKUK: Rast i rrallë, një nënë 51 vjeçare lindi foshnje

Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh. Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta rrisim në 250 euro.

Albin Kurti

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm