E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Albin Kurti: Komisioni Evropian u vonua për liberalizimin e vizave për Kosovën

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kanë diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti mes tjerash tha se KE-ja është vonuar me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjatë takimit që patëm me presidenten e KE-së biseduam për një sërë çështjesh, por fokusi kryesor ka qenë për projektet të cilat i kemi në përgatitje për planin e investimeve ekonomike. Deri tani kemi identifikuar mbi 100 projekte që shtrihen në 13 sektorë dhe mbërrijnë një buxhet prej mbi 2.7 miliardë euro.

Lexo edhe: Ndërron jetë në spitalin e Traumës 21 vjeçari i cili vrau policin në Lezhë

Po ashtu kemi biseduar edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ku siç dihet Kosova është e fundit në rajon dhe faktin se duhet të përgatitemi për aplikim për anëtarësim në mënyrë që të marrim edhe statusin e vendit kandidat, si dhe për vendimin e vonuar të BE-së për liberalizimin e vizave. Aq më tepër që në korrik të këtij viti janë mbushur tri vjet prejse edhe vetë Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm