Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krizat nëpër të cilat po kalojnë Kosova dhe Shqipëria do t’i kalojnë së bashku.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Kurti potencoi se do punojnë për një treg sa më unik.
Mandatet i kemi marrë në një kohe krizash, me pandeminë e shumë të tjera. Ne do t’i kalojmë së bashku këto. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi për zhvillim. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin në të dy anët e kufirit. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik, nëse ka vende qe kjo duhet të bëhet, ato janë Kosova dhe Shqipëria.
Albin Kurti
Lexo edhe: Rama për reciprocitetin: E drejta këtu është me Kosovën
Ai tutje potencoi se kanë biseduar edhe për zbatim të marrëveshjes së aviacionit dhe 150 marrëveshjeve e memorandumeve tjera.
Kurti theksoi se janë pajtuar që të kenë një sekretariat bashkëpunues, kurse mbledhja e ardhshme do jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.
Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes tonë të mirë. Biseduam edhe për avancioni e zbatim të marrëveshjeve, ne kemi rreth 150 marrëveshje e memorandume. Mbledhja e përbashkët do të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U pajtuam ta kemi edhe një sekretariat bashkëpunues.
Albin Kurti