E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Albert Krasniqi reagon lidhur me deklarimin e Glauk Konjufcës për shtyerjen e zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që zgjedhjet lokale të shtyhen, shkruan Observeri.

Krasniqi ka thënë se LVV e paska hedhur në publik idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, me pretekstin e pandemisë, mirëpo që një ndjesi të tillë të politikanëve nuk e kemi parë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kur politikanët mblidhnin qytetarët në fushata masive zgjedhore, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se sot po shqetësohen për shëndetin publik, kur me gjasë numrat nuk po dalin mirë për zgjedhjet lokale.

Krejt në fund, Krasniqi ka thënë se e gjitha çfarë duhet të bëhet është shkurtimi i fushatës zgjedhore me një marrëveshje nga të gjitha partitë dhe të mos lejohen tubime zgjedhore që tejkalon numrin e lejuar të personave.

Lexo edhe: MAShT publikon rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, kjo është përqindja e kalueshmërisë

Postimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm