E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Akuza për manipulim votash, nisin përplasjet brenda PDK-së në Lipjan

- Advertisment -spot_img

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, në zgjedhjet e 17 tetorit ka pësuar një rënie mjaft të madhe të votave.

Ndërkohë pas rezultateve preliminare kanë nisur përplasjet brenda subjektit me arsyetim se komisionarët që janë caktuar nga vetë kryetari i kësaj partie kanë manipuluar me votat e kandidatëve për Kuvend.

Pas shpalljes së rezultateve preliminare për kandidatët e Kuvendit Komunal kanë nisur përplasjet brenda PDK-së në Lipjan.

Një pjesë e këtyre kandidatëve po i akuzojnë udhëheqësit e partisë me arsyetim se nëpërmjet komisionarëve kanë manipuluar me votat e tyre.

Sipas kandidatëve, kryetari i degës së kësaj partie Hyzer Rizani, kishte caktuar njerëz të afërt si komisionerë me qëllim që kandidatët e caktuar të dalin me numrin më të madh të votave.

Pikat të cilat duhet të shkojnë në rinumërim janë: Lipjani, Banulla, Rufci, Magurja, Ribari, Gllogovci, Janjeva, Gadimja, Shala dhe Baica

Rinor Retkoceri-kandidat për asamble komunale i PDK-së

Konsideroj se motra ime duhet të më votojë dhe në atë qendër nuk më ka dalë asnjë votë, do të thotë fakt më real dhe më të drejtë nuk ka, kështu që është manipulim direkt i komisionarëve

Mentor Ismaili- kandidat për asamble komunale nga PDK

Ndërkaq Ramiz Qeriqi është i bindur se familjarët dhe ish-ushtarët e tij të UÇK-së në disa fshatra janë të gatshëm të dëshmojnë për votat e tyre.

Këtu është një e keqe që brenda partisë është bërë një luftë. Janë disa komisioner që unë asnjë nuk e njoh, asnjë vëzhgues nuk e njoh sepse nuk e di kush janë ata, prandaj ata janë hakmarrë ndaj neve. Një grup i caktuar nga vetë kryesia e PDK-së kanë vendosur kënd kanë dashur ta çojnë në Kuvend, kurse të tjerëve mëshoju

Ramiz Qeriqi-PDK

Kandidatët për Kuvend përveçse kanë paralajmëruar ankesë në PZAP, ata njëkohësisht kanë kërkuar nga Prokuroria të merren me urgjencë me këtë rast.

Por kryetari i Degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, i cili njëherësh ishte kandidat për kryetar komune, ka thënë se të gjithë kandidatët kanë të drejtën e tyre të ankesës.

“Unë nuk kam qenë komisioner, andaj e drejta e secilit është të paraqesë ankesë në organet kompetente”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm