Aktivistët e VV-së në Mitrovicë i kundërpërgjigjen Hamzës: “Agimi i Albinit, Bedriu i Hashimit”

Një deklaratë e mbrëmëshme e kandidatit për kryetar të PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se ka aktivistë të VV-së që po e mbështesin atë, bëri që sot Lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë, t’i kundërpërgjigjet Hamzës me një aksion simbolik.

“Agimi i Albinit, Bedriu i Hashimit”, shkruhej në parullat e aktivistëve të VV-së që dolën për të protestuar në sheshin e Mitrovicës.

LVV në Mitrovicë përmes një komunikate për media kanë thënë se “tentimi i dështuar i Bedriut të PDK-së, duke thënë se ka aktivistë të Vetëvendosjes që po e përkrahin, nuk i ndihmon nga humbja e thellë dhe pa balotazh.”

Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë sot përmes një aktivitetit i treguan njëherë e mirë kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza, se ne jemi të unifikuar. As tentimi i dështuar i Bedriut të PDK-së, duke thënë se ka aktivistë të Vetëvendosjes që po e përkrahin, nuk i ndihmon nga humbja e thellë dhe pa balotazh. Para se gjithash, ata që e ndjejnë Vetëvendosjen e dinë mirë se Bedriu është dorë e Hashimit. Kurse, Agimi është i Albinit, sepse ashtu ka vendosur Lëvizja. Ne jemi bashkë për Agimin! Ne do të qeverisim së bashku me Agimin e Albinin, që të kthejmë dinjitetin e Mitrovicës

thuhej në komunikatën e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicës.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme