E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Aktivistë të PSD-së ndërprejnë konferencën për media të Trendafilovës

- Advertisment -spot_img

Aktivistët e PSD-së e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Ata kanë hyrë në vendin ku po mbahet konferenca, derisa me fishkëllima e kanë ndalur fjalimin e kryetares së Speciales.

Nuk mund ta lejojmë të kalojë në qetësi, është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që nuk mund të sjellë qetësi, duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri.

Aktivistët e PSD-së

Trendafilova tha se i vjen keq që nuk e kupton gjuhën shqipe për të ditur se çka thanë dy të rinjtë, megjithatë, i ka ftuar të njëjtit të kthehen në konferencë, për të bërë pyetje ndaj saj./observeri/

Lexo edhe: Koloneli i ushtrisë së Guinesë tha se ushtria ka marrë nën kontroll e shtetin

Artikuj të ngjashëm