E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Aktakuzë ndaj pesë policëve në Gjakovë me dyshimin për keqtrajtim të një qytetari

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër pesë zyrtarëve policorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të keqtrajtimit dhe të lëndimit trupor.

Sipas aktakuzës, më 4 shkurt, në Gjakovë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., gjatë orarit të punës, kanë “keqtrajtuar, frikësuar e fyer rëndë, personin tjetër, të dëmtuarin B.B.”

Ditën kritike, pasi të pandehurit e vërejnë se i dëmtuari nuk i përmbahet sinjalizuesit të semaforit, të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet, por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtarëve policorë dhe iu thotë se është i sëmurë. Njëri zyrtar policor menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrëzuar në tokë, dhe më pas të gjithë bashkë e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në kokë e pjesë të ndryshme të trupit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, thyerje të brinjëve, ndrydhje të indeve të buta të kraharorit, gjakderdhje nën lëkurë në vesh e nofull dhe lëndime të tjera./observeri/

Lexo edhe: Nënshkruhet koalicioni i dytë në Prizren

Artikuj të ngjashëm