E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Aktakuzë ndaj personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me inicialet E.M., që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pesë të vdekur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kujtojmë se gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin që shkaktoi këtë aksident.

Lexo edhe: Ministrja Haxhiu falënderon Vitinë për punën si ministër

E.M., dyshohet se më 6 qershor, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, komuna Ferizaj, duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika” nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.  

I njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë, kishte kaluar vijën e plotë të rrugës dhe ka goditur veturën ‘Golf II”, e cila po lëvizte nga drejtimi i kundërt.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm