E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Aksident trafiku me fatalitet në Suharekë

- Advertisment -spot_img

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti ndërmjet një kamionete dhe një motoçiklete në Suharekë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Peqan të Suharekës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka qenë duke drejtuar motoçikletën në momentin kur është aksidentuar me kamionetën.

Fsh. Peqan, Suharekë, 12.09.2021 – 22:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Policia jep detaje për vrasjen në Gjilan

Artikuj të ngjashëm