E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Aksident me fatalitet në Klinë, lëndohen nëntë persona ndërsa një ndërroi jetë

- Advertisment -spot_img

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave dhe një autobusi në Klinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ka bërë të ditur policia në një komunikatë për media.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.

Policia e Kosovës

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë.

Policia e Kosovës

Ndërkaq është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./observeri/

Lexo edhe: Rastet aktive me koronavirus në Kosovë

Artikuj të ngjashëm