E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

AKR-ja lidh koalicion me Hazirin në Gjilan

- Advertisment -spot_img

Aleanca Kosova e Re do ta mbështesë kandidatin për kryetar të Gjilanit nga LDK-ja, Lutfi Haziri.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli përmes një postimi në Facebook.

Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët. Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës

ka shkruar ai.

AKR-ja në zgjedhjet e 17 tetorit në Gjilan ka fituar 1257 vota ose 3.14 për qind.

Në zgjedhjet e 14 nëntorit në balotazh në këtë komunë do të garojnë Lutfi Haziri i LDK-së dhe Alban Hyseni i LVV-së.

Artikuj të ngjashëm