E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

AKK-ja takohet sot me MSH-në për diskutimin e masave anti-COVID-19

- Advertisment -spot_img

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të takojë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid, që do të vendosen pas datës 13 tetor.

Takimi i kryetarëve të komunave me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojë në orën 14:00.

Bazuar në situatën me Covid-19 që është aktualisht në vend, komunat do të propozojnë masat të cilat do të shqyrtohen më pas nga Ministria e Shëndetësisë.

Një propozim erdhi dje nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka propozuar që personat e vaksinuar të lirohen nga obligimi për mbajtjen e maskës.

Ndryshe, nga 27 shtatori janë në fuqi masat anti-Covid të cilat janë të vlefshme deri më 13 tetor./observeri/

Lexo edhe: Kosova nënshkruan marrëveshje në Slloveni

Artikuj të ngjashëm