E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Ahmeti: Nuk ka pasur ballafaqim fizik e as luftë me thika, Afrimin e kam mik

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj raportimeve se është kërcënuar me thikë të hënën nga trajneri i futbollit Afrim Tovërlani.

Policia ka arrestuar Tovërlanin të hënën, ndërsa sipas burimeve brenda Policisë është thënë se ai ka kërcënuar Ahmetin me thikë.

Faleminderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik. Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirrë vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen. Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqarojë e kalojë sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.

Shpend Ahmeti – Kryetar i Prishtinës

/observeri/

Lexo edhe: Mbi 5,400 euro i kushtoi Ministrisë së Jashtme bileta e aeroplanit e një zyrtari të saj

Artikuj të ngjashëm