E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Ahmeti: Nuk do të lejojmë tubime elektorale në shkolla

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se drejtorët e shkollave kanë pasur presion nga shtabet zgjedhore të parive politike, që të lejohen të mbajnë tubim brenda objekteve shkollore, por një gjë e tillë nuk është lejuar dhe nuk do të lejohet.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria.

Drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për me i leju tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet

ka shkruar Ahmeti, transmeton Observeri.

Ai tha se “Edhe më tutje tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria. Sikurse edhe në zgjedhjet nacionale nuk do të hezitojmë në shqiptimin e dënimeve”.

Artikuj të ngjashëm