E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Agron Novaj i përfshirë në aktivitetin kriminal të kontrabandës, i afërt me Gazmend Muhaxherin e LDK-së

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion anti-konrabandë në disa rajone të Kosovës përfshirë këtu lokacionet Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut dhe Zveqan.

Qëllim i këtij operacioni policor ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandës, respektivisht kontrollin e 26 lokacioneve të dyshuara, sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë.

Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe 10 persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor.

Sipas hulumtimeve nga Observeri, Agron (Zenel) Novaj, njëri prej të dyshuarve për kontrabandë del të jetë i afërt me kryetarin aktual nga radhët e LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxherin.

Në një foto që ka siguruar Observeri, Agron (Zenel) Novaj shihet pranë kryetarit Muhaxheri, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Observeri ka provuar të kontaktoj me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

Dhjetë personat e shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:

1.Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.
2.Vehbi (Kadri)Hyseni dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.
3.Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.
4.Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.
5.Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

  1. Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë
  2. Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë
  3. Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë
  4. Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë
  5. Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

Artikuj të ngjashëm