E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

AGK dënon sulmin kundër ekipit të REL-it në veri

- Advertisment -spot_img

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë në veri të Kosovës më 13 tetor, kur Policia dhe Dogana e Kosovës kanë kryer një aksion kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

Në një reagim në rrjetin social, Facebook, AGK u ka kërkuar organeve të rendit që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në veri të Kosovës.

AGK-ja e ka pranuar me shqetësim lajmin se ekipi i këtij medium ndërkombëtar është rrethuar nga 50 persona, të cilët kanë kërkuar që të mos xhirohen. Në tentim për ta marrë kamerën, e kanë dëmtuar atë dhe makinën taxi, me të cilën ishte duke udhëtuar ekipi. Fatmirësisht, ekipi ka arritur të largohet nga turma pa u lënduar.

thuhet në reagimin e AGK-së

Artikuj të ngjashëm