E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Agim Bahtiri: Përkrahësit tonë u sulmuan nga gangsterët e PDK-së

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit edhe kandidat pë zgjedhjet e 17 tetorit nga VV, Agim Bahtiri tha se përkrahësit e kësaj partie janë sulmuar nga anëtarët e PDK-së gjatë një tubimi në lagjen Bair.

Ai ka shkruar se ndjen keqardhje për këtë akt sulmi, duke thënë se kështu nuk bëhet debati as fushata.

Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty. Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar. Kurrë më nuk do të përsëritet. Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata!

Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit, shkroi tutje Bahtiri.

Lexo edhe: Zbulimi i fundit mbi origjinën e koronavirusit

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm