E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Agim Bahtiri: Kënaqësi kur e shoh opozitën e dështuar, teksa zbatojnë këshillat e mia

- Advertisment -spot_img

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në facebook reagoi ndaj partive opozitare që lidhën koalicion kundër tij, për zgjedhjet lokale në këtë komunë, shkruan Observeri.

Bahtiri ka shkruar se tha se opozita po i zbaton këshillat e tij.

Kënaqësi kur e shoh opozitën e dështuar, teksa zbatojnë këshillat e mia. Në korrik iu pata bërë apel që të gjithë të bëhen së bashku, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje.

Agim Bahtiri

Tutje, ai tha se asnjë koalicion nuk do t`i shpëtoi nga humbja turpëruese.

“Asnjë koalicion mes dështakësh nuk do t’i shpëtojë nga humbja turpëruese, por që tash e mira për ta është se duke qenë së bashku fajin e humbjes do ta shpërndajnë mes njëri-tjetrit.

Agim Bahtiri përsëriti bindjen e tij se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, që sipas tij me rezultat të thellë prej 65%+.

Lexo edhe: Arrestohet një person me shtetësi të huaj nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve/ Detaje

Postimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm