E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Afro 600 pacientë po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

- Advertisment -spot_img

598 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre, 479 me oksigjeno-terapi dhe 48 në kujdes intensiv.

Përmes një njoftimi, ShSKUK-ja ka bërë të fitur edhe për numrin e pacientëve të shtrirë nëpër klinikat dhe spitalet regjionale.

Postimi i plotë:

ShSKUK: 598 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës janë në trajtim 598 pacientë, shifër kjo shumë më e ulët krahasuar me ditët e kaluara,, 479 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 48 në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

  • Klinika Infektive, 85 pacientë
  • Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 48 pacientë
  • Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë

  • Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
  • Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
  • Spitali i Prizrenit, 67 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 49 pacientë
  • Spitali i Pejës, 102 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 47 pacientë
  • Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 44 pacientë

/observeri/

Lexo edhe: Fillojnë hetimet për zbardhjen e rastit të vdekjes së 55 vjeçarit në Ferizaj

Artikuj të ngjashëm