Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në kryeqytet aktualisht janë 3 mijë e 956 raste aktive, pasuar nga Prizreni me 1 mijë e 472 raste, Ferizaj 1 mijë e 279, Podujeva 1 mijë e 71, Peja 942, Fushë-Kosova 837, Drenasi 783, Mitrovica 774 e të tjera.
MSH-ja ka njoftuar se të dielën nga koronavirusi kanë vdekur 23 pacientë, 424 kanë rezultuar pozitivë dhe janë shëruar 1.324 persona.
Vaksinimi është metoda e vetme dhe më efikase e parandalimit të infektimit dhe vdekjes nga koronavirusi./observeri/
Lexo edhe: Policia jep detaje për vrasjen në Gjilan