Aktualisht në Kosovë janë 462 raste aktive me koronavirus. Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), 99 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Komunën e Prishtinës. Pas kryeqytetit është Komuna e Ferizajt, ku aktualisht ka 46 raste aktive.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 999 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440./Observeri/