E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Afro 1.4 milionë doza të vaksinës për COVID-19 janë administruar në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa janë 573 mijë e 312 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK  njoftoi për dy raste të vdekjes, dhe 38 raste të reja që rezultuan pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 895 raste aktive me koronavirus.

Vaksinimi është metoda më efikase e parandalimit të infektimit dhe vdekjes nga koronavirusi./observeri/

Lexo edhe: Sekuestrohen në Mal të Zi 300 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria

Artikuj të ngjashëm