E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Afrim Tovërlani në paraburgim, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

- Advertisment -spot_img

Mbrëmë (e hënë) është arrestuar trajneri i futbollit Afrim Tovërlani pasi i njëjti dyshohet se me thikë e ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij.

Në raportin zyrtar të Policisë, dërguar mediave mëngjesin e të martës, thuhet se “më 25.10.2021 në orën 17:50, në Graçanicë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa në raportin e policisë, të cilin e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se “Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 Policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin”.

Sipas këtij portali ishte vetë Afrim Tovërlani, i cili e kishte paraqitur rastin në polici.

Më tej thuhet se gjatë kontrollimit trajnerit Tovërlani i është gjetur një thikë e cila është konfiskuar, derisa i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Graçanicë ku edhe i është bërë alkool-testi pas të cilit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është deklaruar akoma rreth këtij rasti.

Trajnerit Afrim Tovërlani i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh dhe është transportuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë./observeri/

Lexo edhe: Numërohen votat me kusht në Kaçanik

Artikuj të ngjashëm