Ekpiet e vaksinimit arrijnë ti administrojnë një milionë vaksina anti COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë janë administruar një milionë vaksina kundër koronavirusit.
Ata u bënë thirrje qytetarëve të nxitin vaksinimin si metoda më efikase për parandalimin e sëmundjes dhe vdekjes.
Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: Vaksinimi. Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.
Ministria e Shëndetësisë me postim në Facebook
Lexo edhe: Prishtinë/ Barnatorja ‘Rexall’ përfshihet nga zjarri