Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në facebook ka njoftuar rreth takimit me Kryeministrin Kurti, shkruan Observeri.
Abdixhiku tha se i dha mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.
Ai ka shkruar se Kryeministrit Kurti i ka kërkuar qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.
Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë.
Lexo edhe: Gjermania thirrje për Veriun: Të ndalen provokimet, palët t’i kthehen dialogut