E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Abdixhiku thotë që askush nuk mund ti shtyjë zgjedhjet

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se askush nuk guxon ti shtyjë zgjedhjet dhe ta prekë demokracinë.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeparlamentari dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha mbrëmë në “DPT Te Fidani” se po të pyetej ai, do ti shtyente zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet. Askush s’guxon ta prekë demokracinë. Numrat zgjedhor nga terreni, që po i shohim e ndjejmë të gjithë, duket se kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë. Prandaj dhe flirtojnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, si masë e fundit dëshpëruese për parandalimin e rrënimit politik që po i pret. Shtyrja e zgjedhjeve është masë e paprecedentë, jodemokratike e ngufatëse ndaj ushtrimit të vullnetit qytetar – mjetit të vetëm të lirë që ky pushtet s’e kontrollon dot.

Lumir Abdixhiku – Kryetar i LDK-së

Abdixhiku tha se s’ka marrë ende përgjigje nga LVV-ja për kërkesën e LDK-së për ta shkurtuar fushatën zgjedhore në 10 ditë.

Propozimi im për shkurtim fushate, i përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit opozitarë, nuk ka marrë ende përgjigje nga kryetari i partisë së parë. Këtë arrogancë edhe e pranoj – po i duket vetja i paprekshëm; por prekjen e fundamentit demokratik, të zgjedhjeve, as nuk e pranojmë, as s’e tolerojmë e as s’e durojmë.

Shtoi Abdixhiku

Abdixhiku tha se KQZ-ja është gati për t’i organizuar zgjedhjet.

KQZ-ja është gati. Gati për organizimin shembullor të ushtrimit të vullnetit qytetar. Zgjedhjet në pandemi, më 14 shkurt e pa asnjë vaksinë, tashmë një herë janë mbajtur; prandaj dhe mund të mbahen sërish. Me masa, me distancë, me mirë organizim. Fushata duhet të shkurtohet e tubimet duhen të zvogëlohen. Por mbi të gjitha Qeveria duhet të punojë në detyrën e vetme që ka, luftimin e pandemisë. Tendenca destabilizuese në vend është luks tani.

Shtoi tutje Abdixhiku

Ai i ftoi partitë opozitare, shoqërinë civile dhe mediat që ta refuzojnë tendencën e LVV-së për t’i prekur zgjedhjet./observeri/

Lexo edhe: Bislimi takohet me Petkoviqin për vazhdim të dialogut në Bruksel

Artikuj të ngjashëm