E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Abdixhiku quajti IKSHPK-në instrument të pushtetit, sipas tij zgjedhjet nuk bën të preken

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale. Ky rekomandim, sipas tij, është shndërrim i IKSHPK-së në instrument të pushtetit.

Abdixhiku i quajti aktorë IKSHPK-në.

IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit – dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese. Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit.

Lumir Abdixhiku – Kryetar i LDK-së

Abdixhiku e cilëson si dështim nëse preket demokracia.

Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush. Vullneti i lirë qytetar është mbi çdo institucion. Suprimimi i demokracisë është kufiri që se kapërcejmë dot. Kushdo që shërben në këtë drejtim do të mbaj përgjegjësi.

Shtoi Abdixhiku

Ai përmendi se Kosova ka mbajtur zgjedhje në pandemi edhe herën e kaluar.

Kosova ka mbajtur zgjedhje në pandemi. Vendet fqinje po mbajnë zgjedhje tani. Një ditë zgjedhje për demokracinë është e paalternativë. Fushata është shkurtuar; KQZ është e përgatitur; data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë. Të kujdesemi për shëndet, të japim shembull, të organizojmë një proces fer – por proces me 17 tetor do të ketë. Frikën e pushtetit për dështimin masiv, s’mund ta shërojmë; por demokracinë, lirinë e votës suaj, do ta mbrojmë.

Përfundoi Abdixhiku

/observeri/

Lexo edhe: IKSHPK letër Osmanit: Rekomandojmë shtyrjen e procesit zgjedhor

Artikuj të ngjashëm