E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Abdixhiku kritikon VV-në, është kundër shtyrjes së zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se këtë kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve u bë krahas situatës me pandeminë ku shifrat e të infektuarve kanë shënuar goxha rritje.

Por ai është kundër shtyrjes së zgjedhjeve për qëllime politike.

Shpresoj që pushteti të mos ushtrojë presion ndaj ekspertëve tanë për shfrytëzim të gjendjes në favor të tyre politik.

Lumir Abdixhiku – Kryetar i LDK-së

Në intervistën e tij në Klan Kosova, i pari i LDK-së kritikoi Qeverinë Kurti që nuk po i jep përgjigje SHBA-ve për projektin e furnizimit të Kosovës me gaz dhe refuzoi të hyjë në koalicion me VV-në ndonjëherë.

Kreu i LDK-së tha se LVV nuk ka njerëz për të udhëhequr, sidomos për pushtet lokal, derisa tha që po pret nga ky subjekt politik që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës për të reduktuar fushatën meqë nga PDK dhe AAK tashmë ka marrë konfirmim për dakordim./observeri/

Lexo edhe: Petkoviq: Prishtina ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK-së

Artikuj të ngjashëm