E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Abdixhiku kërkon mbledhje të të gjitha partive për situatën në veri

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të mbledhë gjithë spektrik politik në vend në një takim, për situatën e fundit të shkaktuar në veri të vendit. Ai ka thënë se në vend duhet të ketë unitet të plotë për situatën aktuale.

Abdixhiku në një postim në Facebook ka thënë se LDK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët tjerë shtetërorë që nga bllokimi i rrugëve.

Në këto komunikime, përveç se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë, të djemve tanë në uniformë atje, kemi kërkuar dhe qartësime në lidhje me planet e Qeverisë mbi menaxhimin e situatës. Mbi të gjitha, si LDK kemi shprehur gatishmërinë e plotë, për të ndihmuar në të gjitha kapacitetet që kemi, Qeverinë e vendit. Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot.

Lumir Abdixhiku – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Në fund, Abdixhiku ka bërë thirrje që ndërkombëtarët të shmangin kërcënimet e Serbisë e tensionet në veri.

Sot në Zubin-Potok u dogj ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa ajo në Zveçan u sulmua. Incidentet ndodhën Incidentet kanë ndodhur në ditën e gjashtë të tensioneve në veri, qëkur serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në Bërnjak e Jarinjë, pasi që Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare. Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat e Republikës së Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media sot

Artikuj të ngjashëm