E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Abdixhiku: Do t’i vazhdojmë reformat e thella në LDK

- Advertisment -spot_img

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas zgjedhjeve, partia e tij do të nis një proces të rikonsolidimit të brendshëm, pra vazhdimin e reformave të thella në parti.

Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, Abdixhiku thotë se do të ndërtojnë një platformë qeverisëse që i bën oponencë kësaj qeverisje, siç e quan ai të paaftë.

Pas zgjedhjeve ne do të nisim një proces të rikonsolidimit të brendshëm, do të thotë vazhdim të reformave të thella në parti, sidomos në degët ku nuk kemi pasur rezultate të mira, shtyrje të njerëzve më të mirë që i ka LDK në gjirin e vet politik, hapja e dyerve për ttë rinj dhe gra, sidomos gra po e theksoj. Ndërtimi i një platforme qeverisëse që i bën oponencë kësaj qeverisje të paaftë. Na pret punë e gjatë, ne jemi në opozitë, opizitën duhet ta shfrytëzojmë me kujdes të plotë.

Lumir Abdixhiku – Lideri i LDK-së

I pari i LDK-së thotë se nuk janë në nguti për pushtet, përderisa janë të fokusuar që ta forcojnë veten.

Nuk jemi në nguti për pushtet, nuk jemi në politik për pushtet, një gjë duhet ta kuptojnë të gjithë, që në këtë kohë, të jesh i varur prej politikës s’është me standard, bën edhe pa pushtet përderisa e forcon veten dhe bëhesh i gatshëm të marrësh përnjëmend pushtet.

Tha Abdixhiku

/observeri/

Lexo edhe: Vetëvendosja demanton kandidatin e LDK-së në Junik: Nuk ka asnjë marrëveshje

Artikuj të ngjashëm