E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Abazi: Si organizatë joqeveritare, Asociacioni i komunave serbe mund të organizohet kurdo

- Advertisment -spot_img

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se si organizatë joqeveritare, Asociacioni i komunave serbe mund të organizohet kurdo, por, siç theksoi ai nuk do të ketë asociacion me të drejta ekzekutive një etnike, raporton KP, transmeton Observeri.

Megjithëse së fundmi janë shtuar presionet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, Abazi thotë se pavarësisht tyre, Kosova nuk mund të shkojë drejtë defunksionalizimit të vendit.

Ai theksoi se niveli komunal dhe qendror janë të mjaftueshme për të realizuar të drejtat e të gjithë qytetarëve brenda standardeve europiane.

Si organizatë jo qeveritare, Asociacioni i komunave serbe mund të organizohet kurdo, por jo kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka gjetur marrëveshjen si jo kushtetues në 22 pika. Nuk ka pushtet të tretë në Kosovë. S ’ka asociacion me të drejta ekzekutive një etnike edhe institucionet çfarë janë, niveli komunal dhe qendror janë të mjaftueshme për të realizuar të drejtat e të gjithë qytetarëve brenda standardeve evropiane… Nuk do të bëjmë kompromise në rastin e Asociacionit e cila do të cungojë funksionalitetin e shtetit dhe të krijojë një ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës.

Haki Abazi – Deputet nga LVV-ja

/observeri/

Lexo edhe: Formohet shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë, pa LSDM-në dhe BDI-në

Artikuj të ngjashëm