E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

AAK: Kosova mund të konsideroi fitore të Pirros marrëveshjen për targat

- Advertisment -spot_img

AAK-ja e ka quajtur fitore të Pirrosë marrëveshjen në Bruksel për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e automjeteve.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se fjala reciprocitet në këtë marrëveshje i duhet Kurtit për zgjedhjet lokale.

Serbia ka dalë nga kjo situatë shumë mirë sepse për një koncesion nëse herën e parë ka marrë privilegje të tjera tash për të njëjtin koncesion të moçëm po merr koncesione të reja. Serbia u tregua në pyetjet e BE-së si faktor i paqes pa dhënë asnjë gjë, tash topi është në anën e Kosovës për koncesion… Janë organizuar strukturat paralele dhe do të marrin veprime shumë më të koordinuara sepse ndihet fituese dhe është ngritur besimi i tyre ndaj Vuçiqit. Kosova mund të konsideroj fitore të Pirros implementimin e marrëveshjes së vitit 2015 sepse ka fjalën reciprocitet në të. Kjo i duhet Albin Kurtit për zgjedhjet lokale.

Bekë Berisha – Deputet i AAK-së

Marrëveshja që u arrit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë largoi barrikadat nga Jarinja dhe vendosi që simbolet shtetërore të të dyja shteteve të fshihen nga targat e veturave që qarkullojnë në vendet përkatëse./observeri/

Lexo edhe: Bislimi u përgjigjet akuzave të opozitës për marrëveshjen e Brukselit

Artikuj të ngjashëm