E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

AAK kërkon debat parlamentar për ngritjen e çmimeve, fajëson Kurtin

- Advertisment -spot_img

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar në Kuvend për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.

Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie, tha se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore është një problem shqetësues dhe duhet të adresohet edhe në legjislativ.

Këtë drejtim, Tahiri kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklarimet e tij për rolin e qeverisë në ngritjen e çmimeve.

A është Albin Kurti i tanishmi që thotë se qeveria nuk i rritë çmimet, apo i atëhershmi i cili thoshte se qeveria do të kontrollojë dhe nuk do të lejojë rritjen e çmimeve… Këto standarde të dyfishta me të cilat ka ardhur në pushtet duhet ai t’i adresojë dhe t’i shpjegojë para qytetarëve sot, kur është rritur çmimi i bukës, qumështit, derivateve etj. A ka mashtruar atëherë, apo është e vërtetë tash çka po thotë?

tha ai.

Ai pyeti Kurtin pse nuk e sjell Ligjin e pagave? Sipas tij, Ligji i pagave adreson problemin e 80 mijë shërbyesve civilë.

Rrogat në sektorin publik, ka rrogë prej 200 deri 850 euro të një numri të madh të shërbyesve publik, që me këto çmime është kategori sociale

tha Tahiri.

Ai kërkoi që Ligji i pagave të shkojë sa më shpejt në Kuvend.

Ndërkohë, vendimet e fundit të qeverisë për ndihma ndaj qytetarëve, Tahiri i quajti si elektorale.

Artikuj të ngjashëm