E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

AAK-ja raporton për incidente zgjedhore në Junik

- Advertisment -spot_img

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se është informuar për disa incidente që sipas tyre kanë ndodhur në komunën e Junikut.

Fatkeqësisht, duhet t’u informojmë për disa incidente, në Junik është regjistruar një person nga LDK i cili është munduar dhe ka ndikuar në procesin e votimit, një info tjetër një ish-kandidat i Vetëvendosjes i cili e ka sulmuar një komisionar të AAK , dhe kandidati për kryetar të komunës nga LDK në Junik është ndaluar nga policia sepse në qendër te votimit e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës përkatësisht menaxheren e qendrës së votimit.

AAK

Policia e Pejës, që mbulon edhe komunën e Junikut, treguan se janë në grumbullim të informacioneve dhe ende nuk ka diçka konkrekte.

Tahiri tutje ka thënë se dalja e qytetarëve në votime deri në këtë kohë është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në Junik, gara e balotazhit është ndërmjet kryetarit aktual nga AAK-ja, Agron Kuçi dhe atij ndaj LDK-ja, Ruzhdi Shehu./observeri/

Lexo edhe: Konjufca: Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë

Artikuj të ngjashëm