E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

A e ka komentuar Gjykata Speciale çështjen e hapjes së arkivave të UÇK-së ?

- Advertisment -spot_img

Gjykata Speciale nuk e ka komentuar, hapjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje kjo për të cilën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë tha se në Bruksel, janë dakorduar me palën serbe.

Klankosova ka pyetur në Dhomat e Specializuara, se si do të afektonte procesin e gjykimit të ish-eprorëve, hapja e këtyre arkivave të UÇK-së, megjithatë nga ta janë shprehur se nuk ndërhyrjnë në këtë proces.

Sipas tyre meqë kjo është çështje që ka të bëjë me hetimet, ndaj nuk e diskutojnë.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, gjenden në Hagë pas aktakuzave të ngritura mbi pretendimet për krime kundër njerëzimit.

Lexo edhe: Statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit/ Aksidente, arrestime, gjoba

Ndërkaq deklaratat për hapjen e arkivave të UÇK-së, të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, nuk i kanë mirëpritur partitë opozitare.

Nga AAK ditë më parë u tha se Besnik Bislimi duhet të kërkojë falje për këto deklarime, pasi sipas tyre deklarata e tillë për hapjen e arkivave të UÇK-së, është gabim substancial.

Derisa nga LDK janë shprehur se për hapjen e tyre, duhet të angazhohen ekspertë profesional, kurse, PDK vlerësojnë se Qeveria Kurti, me këtë akord në Bruksel, ra në kurthin e Serbisë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm