E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

A do të testohen nxënësit para fillimit të mësimit, flet Jasharaj

- Advertisment -spot_img

Nëse institucionet shëndetësore në vend rekomandojnë që të bëhet testimi i nxënësve ndaj Covid-19 para fillimi të vitit të ri shkollor, komuniteti i arsimit nuk do ta kundërshtoj këtë kërkesë.

Pasi që shumë vende në botë do të testojnë fëmijët para fillimit të ri shkollor, kryetari i Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, thotë se kjo çështje iu mbetet shkollave që të angazhohen në këtë drejtim.

Është një detyrë shumë e vështirë kjo po që ju mbetet shkollave, drejtorive arsimore dhe prindërve të angazhohen për nxënësit, ngase ne nuk e kemi të drejtën që të merremi me nxënësit ngase ajo e jona është që ne të vaksinohemi dhe duke këshilluar edhe nxënësit që edhe ata t’i mbrojmë sa më shumë që viti shkollor të ketë rrjedhë të mbarë. Do të jetë një problem shtesë pasi që e rrezikon dukshëm edhe rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor.

Rrahman Jasharaj – Kryetrar i SBASHK-ut

Ai thotë se kërkesën për testimin e nxënësve para fillimit të vitit të ri shkollor, iu takon drejtorive komunale të arsimit, pasi që thotë se nëse kërkesa vjen nga SBAShK, ai potencon se do të kritikohen.

Po i mbetet drejtorive arsimore ta bëjnë këtë kërkesë ngase ne angazhohemi ne këtë çështje njerëzit mund të thonë që SBAShK po i del punë edhe me nxënësit, do të ishte mirë që ta kemi një pasqyrë reale të situatës që të testohen pasi nëse shteti edhe institucionet e shohin të udhës që të fillojë edhe vaksinimi i moshave të reja me qëllimin e vetëm që edhe ata ta kenë një mbrojtje, duke qenë të gjithë të mbrojtur. Punëtorët e arsimit janë të gatshëm për vitin e ri shkollor, nga takimet që i kemi pasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci te ata kanë ardhur raporte se janë duke u përgatitur dhe pjesën më të madhe e kanë bërë, uroj që raportet e DKA-ve që kanë arritur në MAShT-i të jenë të sakta.

Shtoi Jasharaj

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pavarësisht se institucionet arsimore janë të përgatitura për nisje të vitit të ri shkollor me prezencë fizike më 13 shtator, mirëpo pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, asaj i është rekomanduar që të respektohen masat aktuale edhe për një periudhë të caktuar./observeri/

Lexo edhe: Isa Mustafa del kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Artikuj të ngjashëm