E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

87 ekipe mobile në dispozicion të votuesve që janë të infektuar me COVID-19

- Advertisment -spot_img

Të dielën në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet e zakonshme për zgjedhjet edhe këtë herë, edhe ato bazuar në masat anti-COVID.

Valmir Elezi, zëdhënësi në KQZ, në emisionin SOT ka thënë se të shtunën shpërndahet materiali zgjedhor për t’u bërë gati që të dielën në mëngjes të jetë në qendrat e votimit në vend.

Gjatë të shtunës do të bëjmë shpërndarjen e materialit zgjedhor edhe të fletëvotimeve nga depoja qendrore e KQZ për nëpër të gjitha komunat. Të dielën në mëngjes nga këto depo të komisioneve komunale, materiali zgjedhor të shpërndahet në të gjitha qendrat e votimit.

Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së

Votuesve nuk do t’u kërkohet dëshmia se janë vaksinuar apo testet për COVID-19. Por, masa të tilla do të ketë për vëzhguesit dhe stafin zgjedhor. Këta do të jenë të detyruar që mbikëqyrjen e procesit zgjedhor ta bëjnë duke ofruar një nga dëshmitë.

Në Kosovë janë 924 raste aktive me koronavirus. Te këta qytetarë, KQZ-ja është përkujdesur që të dërgojë ekipet mobile ku ata mund të votojnë nga shtëpia apo vendi ku po qëndrojnë të izoluar.

Në ditën e zgjedhjeve KQZ do angazhojë ekipet mobile që o jenë prezent në adresat e qytetarëve të infektuar. Do jenë 87 ekipe mobile me 348 anëtarë që janë të emëruar të lëvizin nëpër të gjitha komunat.

Shtoi Elezi

Elezi ka thënë se për periudhën sa ishte i hapur regjistrimi i votuesve me postë, janë regjistruar mbi 15 mijë persona.

Nga nesër, zyrtarisht do të fillojë heshtja zgjedhore e cila deri të dielën në orën 7:00 do të vazhdojë. Nga 7:00 e mëngjesit të së dielës do të hapen vendvotimet nëpër komunat e Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Artikuj të ngjashëm