Kreu i Londrës, Sadiq Khan, shkroi në Twitter se 90 për qind e pacientëve të shtrirë në spital nuk ishin vaksinuar plotësisht.
I bëj thirrje çdo londinezi të që nuk ka marrë dy doza vaksine ta bëjë atë. Mbroni veten dhe komunitetin tonë.
Sadiq Khan – Kreu i Londrës
Siç bën të ditur Zyra Nacionale e Statistikave, mes janarit dhe qershorit, vaksinimi me dy doza të vaksinës ka reduktuar gjasat e vdekjes nga kororonavirusi. Bazuar në të dhënat e kësaj Zyre, i bie që në përqindje, nga 51 mijë persona të vdekur, vetëm 1.2 për qind ishin të vaksinuar.
Rreziku i vdekjes nga koronavirus të personave të vaksinuar me dy doza ishte relativisht i ulët, krahasuar me atë që kanë marrë vetëm një dozë apo asnjë.
Zyra Nacionale e Statistikave, Londër
Lexo edhe: Raporti: Ndryshimet klimatike mund të zhvendosin 200 milionë njerëz deri në vitin 2050