E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

502 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

- Advertisment -spot_img

4 persona kanë humbur jetën në Shqipëri tonë si pasojë e pandemisë së coronavirusit, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga 5991 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 502 prej tyre rezultuan pozitive.

Ndërkohë, 393 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë: 5991 testime, 502 raste të reja, 4 humbje jete dhe 393 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (06 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 393
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5991

Testime totale 1,082,974
Raste pozitive 151,499
Raste të shëruara 136,872
Raste Aktive 12,108
Humbje jete 2,519

Artikuj të ngjashëm