E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

5 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri, ky është numri i rasteve pozitive

- Advertisment -spot_img

Pesë qytetarë kanë humbur jetën dhe 410 të tjerë janë infektuar me virusin e COVID-19 në 24 orë në Shqipëri.

Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila shton se numri i të shëruarve mbetet më i lartë se rastet e reja.

Konkretisht janë 552 qytetarë, të cilët e kanë mposhtur me sukses agresivitetin e coronavirusit.

Lexo edhe: Nis takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e partive politike

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas komunave:

Tiranë 5236

Shkodër 1507

Durrës 1084

Fier 1081

Vlorë 864

Lezhë 713

Elbasan 620

Berat 455

Korçë 313

Kukës 276

Gjirokastër 271.

Aktualisht janë 195 pacientë që po marrin trajtim në spitalet COVID, ndërsa 15 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shqipëria që nga fillimi i pandemisë ka raportuar për 2,548 të vdekur, ndëra numri i rasteve aktive ka shkuar mbi 12 mijë.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të marrinë vaksinën mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe për këtë arsye edhe muaji shtator është cilësuar si muaji i hapur i vaksinimit.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm