E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

48 orë paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, mjeku dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare

- Advertisment -spot_img

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Lexo edhe: Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Tiranë, kishte humbur gjurmët 2 ditë më parë

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm