E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

456 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Kosova po vazhdon të ketë rënie të rasteve pozitive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 456.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Prishtinë aktualisht janë 97 raste aktive me koronavirus, duke u renditur si komuna me më së shumti raste në nivel vendi.

Tutje, Prizreni ka 48 raste aktive, Ferizaj 38, Obiliqi 28, Gjilani 24, Klina 23, Peja 21, Fushë-Kosova 19, Drenasi 19 e të tjera./Observeri/

Artikuj të ngjashëm