E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

339 të burgosur refuzuan të votonin

- Advertisment -spot_img

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

E këtij procesi i janë nënshtruar edhe të burgosurit. Ku tashmë në të gjitha Institucionet Korrektuese ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës-së, Florent Gashi.

Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të gjitha Institucionet Korrektuese. Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzua.

Florent Gashi – Shef i SHKK-s

/observeri/

Lexo edhe: Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve për të raportuar parregullsi në zgjedhje

Artikuj të ngjashëm