E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

32 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

- Advertisment -spot_img

Në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së sotme janë regjistruar 32 vdekje nga COVID-19, shifër kjo e viktimave që po vazhdon të mbetet e ngjajshme me ditët e kaluara. Në total numri i vdekjeve është 6.129.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka raportuar se nga 6.425 teste, pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 682 persona.

Në 24 orët e fundit në këtë vend janë shëruar 1.031 qytetarë maqedonas derisa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 160.396.

Në total numri i rasteve aktive është 14.394.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga këto qytete:

• Shkup-317
• Kumanovë-51
• Tetovë-49
• Bitola-31
• Kërçovë-30
• Kavadarci-22
• Gostivar-19
• Strumicë-18
• Resen-15
• Prilep-13
• Ohri dhe Struga – nga 11
• Delçevë-10
• Probistip dhe Valandovë – nga 8
• Radovish, Kriva Palanka dhe Kratovë – nga 7
• Stip dhe Dibër – nga 6
• Veles, Negotino, Sveti Nikole dhe Berovë – nga 5
• Kochani dhe Gjevgjelia – nga 4
• Vinica dhe Demir Hissar – nga 2
• Bogdanci, Pehçevë, Kamenicë maqedonase dhe Dojran – nga 1

Mund të jetë një imazh i teksti

Artikuj të ngjashëm