E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

2500 aplikime për mbështetje nga “Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”

- Advertisment -spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se rreth 2500 persona kanë aplikuar për tri masat e punësimit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas tij, në pikën e parë, të rikthimit në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, kanë aplikuar 400 persona. Për të punësuarit e rinj, që s’kanë qenë të punësuar në tre muajt e fundit, kanë aplikuar 800 persona, ndërsa për pakon për mbështetje të grave që nuk kanë qenë të punësuara në tre muajt e fundit, e që janë punësuar tash, janë bërë 1300 aplikime.

Për pikën e parë, atë të rikthimit në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, shteti do të ketë mbështetje prej 100 euro për tre muaj, krahas pagës prej 170 euro nga shteti për këtë periudhë, ndërsa në pikën e dytë dhe të tretë, rimbursimi nga shteti do të jetë prej 50 euro për tre muaj.

Image

Për të lehtësuar aplikimin, Murati ka thënë se si ministri kanë draftuar kontrata të thjeshta vetë.

Ai ka thënë se pas mesit të tetorit, kur të përfundojë afati për aplikim vullnetar, do të fillojë “fushata e ndëshkimit”. Për këtë çështje ka thënë se do të angazhohen rreth 100 punëtorë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Murati ka paralajmëruar se shumë shpejt do të merret vendimi për masa shtesë për disa familje që janë përballur me vështirësi gjatë valës së fundit të pandemisë./observeri/

Lexo edhe: Konjufca priti në takim Elisa Spiropalin, u dakorduan për fuqizim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Artikuj të ngjashëm